Trump bën fluturimin e parë zyrtar me “Air Force One” të ri, dalin pamjet nga brendësia e avionit gjigant

Donald Trump ka zhvilluar udhëtimin e tij të parë zyrtar me avionin e ri presidencial Air Force One, një Boeing 747 me vlerë rreth 400 milionë dollarë, që i është dhuruar Shteteve të Bashkuara nga familja mbretërore e Katarit.

Të lidhura

None found

Përdorimi i tij i parë u bë gjatë vizitës së Trump në Dakotën e Veriut, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të një muzeu të dedikuar ish-presidentit amerikan Theodore Roosevelt.

Nga pamjet e publikuara prej stafit të Shtëpisë së Bardhë shfaqen hapësirat luksoze të avionit, i përshkruar si një “pallat fluturues”. Brenda tij gjenden zyra bashkëkohore, sallë mbledhjesh, bibliotekë, ulëse që shtrihen plotësisht, funksion masazhi dhe sisteme individuale argëtimi për secilin pasagjer.

Që prej momentit kur u bë publik dhurimi, avioni është përfshirë në polemika. Ligjvënësit demokratë kanë shprehur rezerva për aspektet e sigurisë dhe etikës, ndërsa kanë vlerësuar se përshtatja e tij sipas standardeve të Air Force One mund të kushtojë mbi 1 miliard dollarë.

Trump ka refuzuar këto kritika, duke e përshkruar avionin si “më të mirin e ndërtuar ndonjëherë” dhe duke mbrojtur qëndrimin se pranimi i tij sjell kursime për taksapaguesit amerikanë, në krahasim me ndërtimin e një avioni të ri nga fillimi.

Sipas autoriteteve amerikane, para hyrjes në shërbim, avioni është pajisur me të gjitha sistemet e domosdoshme të sigurisë. Ai pritet të përdoret edhe në udhëtimet e ardhshme të presidentit, përfshirë samitin e NATO-s në Turqi dhe vizitën në Kinë në muajin nëntor.







Shtuar më 2.07.2026 15:24

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle