E kishte kthyer studion në magazinë droge, arrestohet këngëtari shqiptar

Një këngëtar shqiptar, i njohur me emrin e artit si Klinton është vënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se i riu është kapur në studion e tij ku dhe regjistronte këngët, afër Setteponti.

Pas një kontrolli në këtë studio, janë gjetur dhe sekuestruar 22 gramë kokainë, 17 gramë hashash, 14 gramë marihuanë, si dhe 65 gramë mannitol e një laksativ.

Ende nuk dihet emri i plotë i këngëtarit shqiptar, por siç shkruan Corriere, Klinton ishte i njohur pasi kishte mbi katër mijë abonues në kanalin e tij në Youtube, dhe disa nga videot e tij kanë kaluar 150 mijë shikime. Për momentin këngëtari është lënë në masën arrest shtëpie.