As bjonde e as të kuqe! Tea bën ndryshim drastik në flokë pas ndarjes me Beartin (FOTO LAJM)

Beqaria pas ndarjes me Beartin, Tean e ka gjetur brune.  Ashtu si të gjitha vajzat, edhe ajo ka vendosur të ndryshojë look pas ndarjes.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i ka lyer flokët në ngjyrë çokollate, duke hequr dorë nga flokët biond dhe portokalli.

Kjo do të thotë se Tea e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me Beartin dhe është gati për një histori të re.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti pas ndarjes së bujshme.

Arsyeja e ndarjes së dyshes dyshohet se ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 27.03.2021 21:16