Shumë qytetarë kur duan të shesin një mjet apo ta kalojnë atë në kualidim ndryshojnë kilometrat e regjistruara. Sipas Drejtorisë së Transporteve, në 15 ditë janë zbuluar 240 mjete që i është refuzuar drita jeshile, për shkak të kësaj shkeljeje.
Të gjitha automjetet që iu ndryshohet kilometrazhi nuk do ta kalojnë dot kontrollin fizik.
Drejtoria e Transporteve bën me dije se në vetëm 15 ditë janë 240 mjete që i është refuzuar drita jeshile.
Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë.
Drejtoria njofton se kjo e dhënë do të jetë publike duke filluar nga janari 2023, për çdo të interesuar që kërkon të informohet për një mjet.
Shiste makina me kilometrazh të modifikuar, gjobë 4 mln dollarë dhe 5 vite burg për tregtarin.
Në Drejtori mirpritën rikontrolle vullnetare mjetesh për verifikim të kilometrazhit dhe inkurajon konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni.
Gjithashtu nga janari 2023, çdo mjeti i përdorur/me km do targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente dhe dokumentimit në sistem të statusit real fillestar të odometrit.
Pak javë më parë Drejtoria e Transportit zbuloi një rast ku një automjet në vitin 2020 gjatë kualidimin ka regjistruar diku tek 312 mijë km, e ndërsa po i njëjti automjet i cili e kishte kohën për kualidimin rezultoi me 202 mijë km, që sipas Drejtorisë pronari i saj ia ka ulur km më 110 mijë./Ora News/