Spiropali si Rama: Shpura e Monës, veglës së tyre Lulit, dreqit dhe të birit nuk na ndalojnë dot

Drejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali ditën e sotme ka takuar të rinjtë në Kamëz, nga ku  u shpreh se për të është krenari të jetë deputete përfaqësuese e kësaj bashkie në Parlementin Shqiptar për katër vitet e ardhshme.

“Ndryshimet kanë nisur me shkollat dhe kopshtet e reja, në Valias, Paskuqan, Bathore, të cilat janë me një standard të pamenduar më parë. Sot është koha që ne të jemi të gjithë bashkë, përballë këtyre bindjeve të vjetra për ti dhënë mandatin e tretë Edi Ramës në mënyrë që të gjitha këto punë të mira të nisura të vazhdojnë. Shpura e Mulit, Rimit, Ilirit, Monës, Fatmirit, veglës së tyre Lulit, dreqit dhe të birit, nuk e ndal dot të ardhmen e Kamzës të vijë. Me Edi Ramën. Me njerëzit, për njerëzit.”-u shpreh Spiropali në një retorikë të ngjashme me atë të kryeministrit.

Në mbyllje të takimit në mënyrë simbolike, Spiropali shkelmoi një penallti duke shënuar gol. /albeu.com/

Shtuar 14.03.2021 07:03