U hodh nga kati i tretë i spitalit, jashtë rrezikut 26 vjeçari me COVID-19 në Elbasan

Vetëm pak minuta më parë një i ri u vetëhodh nga kati i tretë në spitalin e Elbasanit.

Ai ishte i infektuar me COVID-19, ndërsa është identifikuar me inicialet H.P.

I riu kishte ardhur në spital për të bërë analizat, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së të atit dhe ka kryer aktin e rëndë.

Fatmirësisht ai ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shkruan syri.net, pavarësisht se ishte në gjendje kritike pas hedhjes. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 07:03