“Spiderman-i” i Francës sfidon veten, ngjit qiellgërvishtësin 48 katësh në Paris në 60-vjetorin e lindjes

Ai njihet si Spiderman-i i Francës dhe është ngjitur në disa nga ndërtesat më të larta në planet, shpesh pa leje dhe në telashe me autoritetet. Alain Robert mbush 60 vjeç.

Dhe për të festuar, ai donte të ngjitej në një qiellgërvishtës 48-katësh, 187 metra të lartë në Paris. Lëvizja e tij kishte edhe karakter simbolik.

Spiderman francez donte të tregonte se 60 vjet, që është edhe mosha e daljes në pension në Francë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se është plakur.

I veshur me të kuqe, Roberti ngriti krahët duke arritur majën e qiellgërvishtësit.

“Dua t’u dërgoj njerëzve mesazhin se të mbushësh 60 vjeç nuk është asgjë. Ju ende mund të luani sport, të jeni aktiv dhe të bëni gjëra të mrekullueshme” , ka thënë ai./albeu.com


Shtuar 18.09.2022 07:55