Spartak Ngjela zbardh faktet: Në sondazhe dominon gënjeshtra, ja pse Basha do “e fundosë” Sali Berishën në zgjedhje

Avokati i njohur Spartak Ngjela është pyetur lidhur me sondazhin e Euro Neës, i cili nxori në avantazh në Durrës Berishën dhe Bashën në fund.

Ngjela u shpreh se sondazhet janë të pasakta pasi sipas tij, Basha ka epërsi mbi kandidatët e Berishës.

Ai shtoi se Basha ka 90 % të deputetëve, 100% të këshillit kombëtar dhe është më lartë në të gjithë treguesit për një parti.

“Në një vend që gënjeshtra është dominante, shoqëria shqiptare nuk e ka të mirë raportin me të vërtetën. As media nuk e ka të shtrembër fare por nuk e ka në raport të drejtë. Si mendon se mund të kenë ardhur me saktësi këto sondazhe. Më shumë është logjika se sondazhi. Nuk e dimë si drejtohet. Kush ka më shumë deputetë? Një deputet ka mbrapa 5 mijë votues. Sa deputetë ka Basha dhe sa ka Saliu. Ky ka 90 % të deputetëve, ka 100 % të këshillit kombëtar, ka përqindje shumë të lartë në të gjitha aspektet ku paraqitet një parti. Duke u nisur nga këto, opinioni publik ka më përpara. Nuk ka skizëm, nuk ka ndarje në Grupin Parlamentar. 4-5 deputetë që janë nga Berisha janë të akuzuar”, u shpreh Ngjela i ftuar në një studio televizive.