Sondazhi: Ja kush e fiton Euro 2020 (FOTO LAJM)

Pas kompletimit të çifteve çerekfinaliste, UEFA publikoi një sondazh ku tifozët kishin mundësinë të votonin për skuadrën fituese.Sipas rezultateve të deritanishme, duket se skuadra angleze kryeson me 31% të votave, duke lënë pas Italinë me 27%.

Rezultatet pritet të ndryshojnë nga moment në moment, pasi tifozët do vazhdojnë të votojnë deri në finalen e madhe të “Wembley”-t .

Kujtojmë që disa prej pretendentëve si Franca, Gjermania, Portugalia dhe Holanda janë eliminuar dhe tifozët nuk kishin mundësi të votonin për këto ekipe.

Më poshtë keni tabelën me votat e tifozëve.


Shtuar 30.06.2021 14:37