Dhuna e një efektivi policie ndaj një 15 -vjeçari në Tiranë i cili theu karantinën për të dalë nga Liqeni Artificial shkaktoi reagime të forta nga opinioni publik.
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin katër muaj punë në interes të publikut për efektivin e policisë pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Glen Ndreu për dhunimin e një 15 vjeçari, ngjarje e ndodhur në maj të 2020 gjatë periudhës së karantinës.
Ngjarja ndodhi gjatë periudhës së karantinës ku djali i Zaida Çobos, (ish-banore e “Big Brother 8”), u dhunua nga efektivi Glen Ndreu pasi kishte dalë pa leje nga Liqeni Artificial.
Videoja u filmua nga kalimtarë të rastësishëm dhe pati reagime të shumta. Pas publikimit të videos në rrjet, policia pezulloi nga detyra efektivin Ndreu, ndërkohë për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin nisi hetim nga Drejtoria e Standarteve.