Skandal në Maqedoninë e Veriut! Nuk u shtrua asnjë ditë në spital, shqiptari vdes në agoni nga kanceri në burg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Një shqiptar vuante dënimin në burg të Idrizov të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë.

Burimet bëjnë me dije se viktima është shtetasi Azbi Kaba, nga Peshkopia dha ka ndërruar jetë nga kanceri prej të cilit ishte diagnostikuar rreth 5 muaj më parë. Por pavarësisht kushteve dhe gjendjes së rëndë të tij, ai nuk ishte shtruar në spital.

Të njëjtat burime shtojnë se shqiptarit nuk i është dhënë asnjë mjekim dhe asnjë ndihmë mjekësore. Azbi Kaba u takua me mjekët vetëm një herë dhe gjatë vizitës iu përcaktua se i kishte mbetur vetëm dy muaj jetë.

Gjatë kësaj kohe për 37-vjeçarin u kujdesën miqtë e tij brenda burgut, pasi autoritetet nuk kanë denjuar që t’i siguronin as qetësuesë për t’i lehtësuar dhimbjet.

Këshut, Kaba mbylli sytë në krahët e mikut të tij me të cilin ndante dhe qelinë deri në minutat e fundit të jetës. /albeu.com/

 


Shtuar 19.12.2021 10:56