Gjatë emisionit “Live me Luizin” të kësaj mbrëmjeje, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ishte i ftuar dhe një lojë e zhvilluar aty e vuri moderatorin Luiz Ejlli në një gjendje disi të sikletshme.
Loja përbëhej nga disa fotografi politikanësh, të cilat Ejlli i mbante përpara ballit pa mundur t’i shihte, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte të dhëna pa e përmendur emrin, në mënyrë që ai të gjente se kush ishte personi në foto.
Të lidhura
None found
Situata u bë më delikate kur në njërën prej fotografive u shfaq Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit.
Korreshi i dha disa sugjerime, duke i thënë se personazhin në fjalë e njihte mirë dhe se ajo kishte qenë edhe kryetare.
“Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.
“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.
“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.
“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personin në fotografi.
“Po”, konfirmoi deputeti i PD-së.
“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.








