Situata e kriminalitetit në vend, drejtori i ri i Policisë Gledis Nano bën lëvizjen tjetër

Dretori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vijuar takimet e tij me drejtues të lartë të këtij institucioni.

Nisur nga situata e rënduar kriminale në vend, Nano ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Policisë së Tiranës dhe 6 shefat e komisariateve të kryeqytetit.

Nuk dihet ende se për çfarë do të diskutojnë dhe çfarë pritet të arrihet, por me siguri, pika kyçe e rendit të ditës, do të jetë siguria./albeu.com/