“Shtëpi bari” 100 000 euro! Kapet shqiptari në Britani: Nuk di anglisht, jam ilegal

Policia angleze ka vënë në pranga shtetasin shqiptar Aldjon Musollari pasi është kapur duke kultivuar një fermë me kanabis në Uells.

Shqiptari ishte pjesë e një grupi krimi të organizuar për të punuar në një nga plantacionet e tyre të kanabisit në Uells.

I riu kishte shndërruar një ish-zyre postare në një biznes të sofistikuar 100,000 £ për rritje droge.

Në momentin që ai u ndalua nga policia mësohet se ka thënë: “Unë nuk flas anglisht. Shqip. Pa pasaportë. Ilegal në Britani.”

Ai tregoi se në Britaninë e Madhe kishte mbërritur me kamion nga Belgjika rreth 6 javë më parë.

Musollari ka treguar se kishte punuar në ndërtim në Liverpool përpara se të dilte me të afërmit në qytet dhe më pas të udhëtonte për në Cardiff ku kaloi një javë duke jetuar në rrugë përpara se t’i afroheshin dy burra të cilët e çuan në Ammanford dhe e mbajtën në banesën e drogës.

Muret e njësisë tregtare ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ushqimi dhe ujitjeje hidroponik të lidhur në banjën e katit të sipërm.

Në tavan ishte hapur një vrimë aty ku kishin vendosur shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e banimit në zonën e rritjes së kanabisit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.11.2021 08:26