Shqiptari vret gruan në Greqi, fqinjët: Grindeshin shumë, njëherë kemi thirrur dhe policinë

Një shqiptar ka vrarë guan e tij me thikë në Dhafni të Athinës, Greqi ditën e sotme. 40-vjeçari tha se e ka bërë për shkaqe xhelozie.

Për mediat greke kanë folur fqinjët e çiftit shqiptar. Ata janë shprehur se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht pasi çifti gjithmonë kishin pasur zënka mes tyre.

“Ata kanë jetuar bashkë në këtë apartament për të paktën dy vjet. Mosha e tyre është 35 dhe 40 vjeç. Shumë shpesh ziheshin, asgjë nuk ndodhi papritur. Më 11 korrik kisha paraqitur një ankesë në polici sepse ata ziheshin aq shumë sa britmat vinin deri te pallati ku unë jetoj. Policia erdhi atë ditë, parkoi poshtë, por nuk mendoj se trokiti në derën e tyre. Efektivët nuk bënë asgjë.

Në përgjithësi ne kemi dëgjuar zhurmë, nuk di të them nëse e ka goditur. Ne nuk i dinim as emrat e tyre. E vetmja herë që na kanë trokitur në derë ka qenë në kohën e katantinës, kur djali i tyre kishte nevojë për kodin e internetit”, tha një fqinj./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 15:06