Shqiptari i sulet gruas me çekiç: Do të të djeg të gjallë!

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar pasi ka sulmuar dhe kërcënuar gruan e tij.

Në pranga është vënë 38 vjeçari I cili ka kërcënuar me jetë gruan e tij.

Ngjarje ndodhi dje në Brugherio (Monza), në sy të tre fëmijëve të tij të vegjël.

“Do të të djeg të gjallë” i tha i shoqi duke e ndjekur me çekiç pasi e shtyu dhe e goditi.

Gruaja 32 vjeçe, u ndihmua nga fqinjët të cilët duke dëgjuar britmat e saj, ndërkohë kishin telefonuar policinë./albeu.com/


Shtuar 8.12.2021 19:28