Shqipëria “në flakë”, Peleshi: Përdorëm për herë të parë sistemet amerikane të fluturimit pa pilot

Forcat Tokësore (FT) të Shqipërisë përdorën për herë të parë sistemet amerikane të fluturimit pa pilot (UAS), për kontrollin e zjarrit në ishullin e Sazanit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.

Aii shkruan se sistemi i fluturimit pa pilot “PUMA RQ-20B”, përveç përdorimit ushtarak, u përdor për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan.

Kjo mundësi, iu ofrua Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga SHBA-të.

“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.

Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin Gjeneral Arben Kingji” shkruan Peleshi.

Kujtojmë se edhe falë ndihmës nga Greqia, u arrit neutralizimi i flakëve në ishullin e Sazanit./albeu.com/