Gjermania është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm sot rreth orës 10:00 të mëngjesit. Në Leverkusen ka shpërthyer një fabrikë kimike dhe alarmi është ngritur në të gjithë zonën.
Mbrotje civile e ka klasifikuar ngjarjen si “shumë të rrezikshme” dhe u kërkuar banorëve të zonës të mbyllin dyer dhe dritaret.
Nga raportimet paraprake, 5 persona janë zhdukur dhe shum të tjerë janë plagosur.
Dy nga të plagosurit nga shpërthimi i incerenatorit janë në gjendje të rëndë, dhe zona tashmë është mbuluar nga nj⌂ re tymi.
Ende nuk dihte shkaku i shpërthimit, ndërsa një numër i madh policie, zjarrfikëse, helikopterë dhe ambulance kanë mbërritur në vendin e ngjarjes./albeu.com