Në Maqedoninë e Veriut, moti për sot parashihet të jetë i ngrohtë dhe pjesërisht me vranësira, me intervale me diell.
Erë mesatare deri e fuqishme nga veriu, me shpejtësi deri në 40 km/orë, pritet të fryjë sidomos në zonat lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 34 gradë.
Të lidhura
None found
Në Shkup, gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë, me periudha me diell.
Era në kryeqytet do të jetë e dobët deri mesatare, nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.
