Kapet në Kolumbi Javier “Xavi” Macias, vëllai i “Fito”-s, i akuzuar për vrasje dhe pastrim parash

Në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve të Kolumbisë dhe Ekuadorit, është arrestuar në Kolumbi Javier Macias, vëllai i trafikantit famëkeq ekuadoras të drogës, Adolfo “Fito” Macias.

Njoftimi u bë nga ministri i Brendshëm i Kolumbisë, John Reberg, i cili tha se Javier Macias, i njohur edhe me nofkën “Xavi”, u vu në pranga të martën. Ai kërkohej nga drejtësia e Ekuadorit për vrasje, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve, “Xavi” qëndronte në Kolumbi nën një identitet të rremë, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar edhe një njoftim i kuq nga Interpol. Ministri Reberg nuk publikoi hollësi të tjera për vendin ku u krye aksioni apo për rrethanat e arrestimit.

Ky arrestim ndodh një vit pasi vëllai i tij, Adolfo “Fito” Macias, kreu i bandës kriminale Los Choneros, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. “Fito” ishte arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu në vitin 2024, përpara se të kapej dhe t’u dorëzohej autoriteteve amerikane në korrik të vitit 2025.

Ai është personi i parë që u ekstradua nga Ekuadori drejt SHBA-së pas referendumit të nxitur nga presidenti Daniel Noboa, i cili ka shpallur një luftë të hapur ndaj krimit të organizuar me mbështetjen e Uashingtonit.

Aktualisht, “Fito” ndodhet përballë drejtësisë në Nju Jork, ku akuzohet për shtatë vepra penale, mes tyre trafik droge dhe armësh. Në rast se shpallet fajtor, ai përballet me dënime nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

Banda Los Choneros, që drejtohej prej tij, është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste dhe dyshohet se ka lidhje të ngushta me kartelin meksikan të drogës Sinaloa.


Shtuar 18.06.2026 08:39

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş