Përfaqësueset afrikane në turnetë e mëdhenj nuk dallohen vetëm për përkrahjen e zjarrtë nga tifozët, por shpesh edhe për praninë e riteve dhe besimeve tradicionale.
Në sfidën e Kupës së Botës mes Ganës dhe Panamasë, transmetimi televiziv fiksoi një skenë të pazakonshme në tribuna.
Të lidhura
None found
Kur po luhej minuta e 16-të, një mbështetës i Ganës nisi të kryente një ritual para syve të të gjithëve.
Ai mori një enë të vogël, hodhi në pëllëmbë një pluhur të bardhë dhe më pas e fryu atë në drejtim të fushës.
Ajo që e bëri momentin edhe më interesant ishte se, të paktën në dukje, rituali dha efekt. Gana hasi vështirësi gjatë gjithë takimit për të gjetur golin ndaj Panamasë, por gjithçka u vendos në çastet e fundit.
Në minutën e pestë të shtesës, 90+5′, Caleb Yirenkyi realizoi golin e fitores, duke i dhënë vendit të tij suksesin e parë në Kupën e Botës 2026.
