Gavin Newsom akuzon Trumpin: Më ka vënë në shënjestër sepse synoj Shtëpinë e Bardhë

Gavin Newsom, demokrat dhe një nga emrat që shihet me gjasa në garën për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, thotë se është bërë objekt i një fushate politike nga Donald Trump. Ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe familjes së tij, sipas raportimeve, kanë nisur hetime nga autoritetet.

Guvernatori kalifornian pretendon se Presidenti Donald Trump po e përdor Departamentin amerikan të Drejtësisë për të zhvilluar një hetim të motivuar politikisht kundër tij dhe bashkëshortes së tij. Në një video të publikuar online, Newsom shprehet se nuk është në shënjestër vetëm për shkak të “tweet-eve të tij keqdashëse”, por sepse, sipas tij, “Ai po më ndjek sepse po mendoj të kandidoj për President”.

Të lidhura

None found

“Lëreni familjen time jashtë hakmarrjes suaj personale”

Sipas Newsom, ditët e fundit zyrtarë federalë kanë kontaktuar anëtarë të familjes së tij, miq dhe ish-bashkëpunëtorë për të kërkuar dokumente të vjetra. Në videon e publikuar në platformën X, demokrati 58-vjeçar thotë se kjo nuk po ndodh sepse është zbuluar ndonjë krim, “por thjesht sepse po përpiqen të gjejnë një të tillë”.

Në videon që zgjat afro pesë minuta, ai i drejtohet drejtpërdrejt Trumpit me këto fjalë: “Ju mund të kërkoni dokumentet e mia. Ju mund të bëni hetime kundërmeje. Ju mund të më bini në qafë. Vendoseni emrin tim në çdo listë armiqsh që keni. Por lëreni gruan dhe familjen time jashtë hakmarrjes suaj personale.”

Sipas *New York Times*, ndaj Newsom po zhvillohen aktualisht disa hetime. Njëri prej tyre, thuhet, është i përqendruar veçanërisht te financat e bashkëshortes së tij, Jennifer Siebel Newsom.

Deri më tani, as Shtëpia e Bardhë në Uashington dhe as Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nuk kanë dhënë koment pas kërkesave për reagim.

Sulme verbale të ndërsjella në publik

Trump, republikan, dhe Newsom, demokrat, prej kohësh konsiderohen kundërshtarë politikë. Ata përplasen rregullisht në publik me deklarata të ashpra ndaj njëri-tjetrit. Në qershorin e kaluar, Presidenti i SHBA-së shkaktoi reagime të forta me komentet e tij për arrestimin e mundshëm të guvernatorit të Kalifornisë.

Trump kishte thënë se do ta mbështeste arrestimin e Newsom-it, duke pretenduar se ai kishte penguar autoritetet e imigracionit në shtetin amerikan në bregun perëndimor. Më pas, kur u pyet se për çfarë krimi bëhej fjalë, ai u përgjigj se ‘krimi i tij kryesor’ ishte fakti që kishte kandiduar për guvernator. Sipas Trumpit, Newsom kishte bërë një ‘punë kaq të keqe’.

Opozita: Trumpi po shkel ndarjen e pushteteve

Opozita në SHBA e akuzon presidentin se po e përdor vazhdimisht Departamentin e Drejtësisë si instrument për hakmarrje politike ndaj kundërshtarëve të tij personalë, duke cenuar kështu ndarjen e pushteteve. Në një shtet demokratik të bazuar në shtetin e së drejtës, kjo ndarje mbështetet në tre shtylla: pushtetin ligjvënës, që harton ligjet; pushtetin ekzekutiv, që i zbaton ato; dhe pushtetin gjyqësor, që gjykon.

Që pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë në janar 2025, Departamenti i Drejtësisë ka nisur tashmë procedura penale ndaj një sërë kundërshtarësh të dyshuar politikë të Presidentit ose zyrtarësh që kanë ‘humbur favorin’. Mes tyre përmenden ish-drejtori i FBI-së James Comey, Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James dhe ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare John Bolton.

Po ashtu, Departamenti ka hapur hetime edhe ndaj zyrtarëve amerikanë që kishin arritur në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Në mesin e janarit, Jerome Powell, atëherë Kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, ndërmori hapin e pazakontë për të bërë publike se ishte subjekt i një hetimi penal. Në prill, prokurorja federale që merrej me çështjen, Jeanine Pirro, e cilësuar si aleate e Trumpit, e mbylli dosjen pa ndërmarrë hapa të mëtejshëm. /DW


Shtuar 18.06.2026 09:16

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş