Zelensky zbulon bisedën me Trump dhe Macron: Koordinimi me liderët botërorë mund të sjellë zhvillime të rëndësishme

Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se bashkërendimi mes liderëve mund të prodhojë zhvillime me peshë për Ukrainën.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, presidenti i Ukrainës bëri me dije se pjesë e diskutimit ishin edhe rezultatet e negociatave të mbajtura në kuadër të samitit të G7-ës.

Të lidhura

None found

“Faleminderit Presidentit Trump për vëmendjen e tij ndaj Ukrainës dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Faleminderit Emmanuel Macron për organizimin e shkëlqyer të samitit dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të fortë”, shkroi Zelensky.

Ai nënvizoi më tej se puna po vazhdon në drejtim të fuqizimit të Ukrainës, zgjerimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe shtyrjes përpara të përpjekjeve diplomatike.

“Paqja është e nevojshme. Dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta afruar atë”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë e Zelenskyt vjen në një kohë kur nismat diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdojnë të jenë në fokusin e liderëve perëndimorë.


Shtuar 18.06.2026 08:39

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş