Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri, këndojnë në Kuvendin e Kosovës në nder të Adem Jasharit (VIDEO)

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës, mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Përveç këndimit të himnit, për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, kënduan dy këngëtarë.

Ilir Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi”, për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Pas këngëtarit Ilir Shaqiri, edhe këngëtarja Shkurte Fejza, ka kënduar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës këngën “Mora fjalë”.