SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg, Gjykata tërhiqet për të dhënë vendimin për Fredi Belerin

Gjykata tërhiqet nga vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin.

Në dëshminë e tij në gjykatë, Beleri ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit, janë të ndikuar nga politika.

“Kërkoj drejtësi nga gjykata edhe pse e di që jam në presion të madh politik, por ky nuk është problemi im. SPAK po gënjen, e kuptoj që është urdhër politik, por trupi gjykues duhet gjykues. Për asnjë të pandehur tjetër për të njëjtën vepër penale që akuzohen edhe unë nuk është kërkuar nga SPAK një dënim kaq i lartë, 2.6 vite burg por vetëm me shërbim prove”, ka thënë Beleri.

Fredi Beleri, ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.


Shtuar 5.03.2024 13:53

Tags: , ,