Shkon për të vjedhur, por humbet vetëdijen për shkak të mbidozës, Arrestohet 39 vjeçari

Një 39 vjeçar është arrestuar ditën e sotme për vjedhje, i cili është gjetur i pavetëdijshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Autori është person me precedent të mëparshëm penal.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë, qëllimi i 39-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.


Shtuar 16.12.2023 16:18