Shkëlzen Bushi pas shoqërimit nga policia: Protesta ka mbështetjen e 80% të shqiptarëve, këta kërkojnë gjak

Shkëlzen Bushi, një prej protestuesve që u shoqërua nga policia pas tubimit të një dite më parë përpara Parlamentit, ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjet. Ai tha se protesta kishte nisur e qetë, por më pas situata degradoi në dhunë dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

Gjatë një interviste në News24, Bushi u shpreh se, sipas tij, rreth 80% e shqiptarëve e mbështesin protestën, ndërsa pjesën tjetër e cilësoi si “patronazhistë”.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar përplasjeve me efektivët, ai pretendoi se dhuna ndaj protestuesve, edhe pse nuk ishte e dëshiruar, në njëfarë mënyre i dha më shumë peshë protestës.

“Dhuna na shërbeu pa dashje. Pa u flijuar dikush, kjo protestë nuk do ta merrte kuptimin e brendshëm. Aty u flijuam gjashtë persona. Këta duan gjak. Nëse duan gjak, le të flijohet një ose dy jetë. Ne nuk kishim diskutuar asgjë paraprakisht”, u shpreh Bushi.

Ai tha se fillimisht protesta ishte menduar të shoqërohej me gjeste simbolike, si hedhja e vezëve dhe miellit drejt godinës së Parlamentit, për të shprehur kundërshtinë ndaj deputetëve.

“Po prisnim që deputetët të dilnin nga Parlamenti për t’i goditur me vezë dhe miell, si një mesazh simbolik për t’u treguar se nuk jemi dakord me atë që po bëjnë. Ndërkohë, gjatë gjithë kohës shtoheshin forcat policore dhe ngushtohej kordoni i sigurisë”, tha ai.

Sipas rrëfimit të Bushit, në një moment disa protestues u afruan te hyrja e Parlamentit dhe u përplasën me policinë. Ai tha se, së bashku me persona të tjerë, u përpoq të krijonte një kordon njerëzor mes palëve për të mos lejuar përshkallëzimin.

Bushi ngriti gjithashtu dyshime se në protestë mund të kenë qenë të pranishëm edhe persona të infiltruar, me qëllim nxitjen e incidenteve.

“Nuk e dimë kush ishte aty. Mund të ketë pasur edhe persona që janë futur mes protestuesve vetëm për të provokuar situatën”, deklaroi ai.

Ai këmbënguli se ndërhyrja e tij kishte si qëllim ndarjen e protestuesve nga policia, për të shmangur përplasjet fizike, por pretendoi se më pas u godit dhe u arrestua.

“Shkova për t’i ndarë, që të mos kishte gjakderdhje. Në atë moment një polic më goditi, më pas më kapën për flokësh, më futën brenda kordonit dhe më rrahën në tokë”, tha Bushi.

Pas shoqërimit, Bushi tha se qëndroi rreth pesë orë në komisariat. Ai theksoi se nuk ndihet i frikësuar, ndërsa shqetësimi i tij kryesor është që protestuesit të mos stepën dhe të mos heqin dorë nga pjesëmarrja në tubimet e ardhshme.


Shtuar 1.07.2026 17:27

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet