Ibrahimaj: Ka nisur shpërndarja e bonusit të verës, 33119 pensionistë e tërhoqën në ditën e parë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bonusin e verës për pensionistët, i cili u njoftua një ditë më parë.

Ajo bëri të ditur se deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33119 pensionistë kishin tërhequr bonusin e verës në vlerën 5,000 lekë.

Të lidhura

None found

Sipas Ibrahimajt, kjo shumë po shpërndahet bashkë me këstin e pensionit dhe do të merret nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.

Ministrja theksoi gjithashtu se bëhet fjalë për bonusin e parë të akorduar në mes të vitit, në kuadër të angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë me qytetarët përfitimet që vijnë nga rritja ekonomike.


Shtuar më 1.07.2026 17:47