Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, është shkarkuar nga pozita e kryetares së Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL).
Në seancën e sotme të BNJVL-së, me kërkesë të kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është propozuar që Arsovska të shkarkohet nga detyra dhe kryetar i ri të jetë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi nga Qyteti i Shkupit, nga ku theksojnë se VMRO dhe LSDM janë në koalicion kundër Arsovskës.
Koalicioni mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së edhe një herë është treguar në vepër gjatë votimit të sotëm në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) të Republikës së Maqedonisë, thonë nga Qyteti i Shkupit.
“Me votat e përbashkëta të kryetarëve të komunave të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, përfaqësues në BNJVL, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, u shkarkua nga pozita e kryetares së BNJVL-së. Ky është vetëm shembulli i fundit i bashkëpunimit mes dy partive në dëm të qytetarëve për interesa të tyre personale dhe të ngushta partiake”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit./alsat