Po përflitet se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe se ky vendim është marrë gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë sot.
Por, rezulton se ky lajm nuk është i vërtetë.
Vetë ministrja e ka mohuar duke thënë se është në detyrë. Ndërsa Rama ka mohuar të ketë firmosur ndryshime në qeveri.
Kujtojmë se disa javë më parë Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, pas skandalit të dhunës brutale të fisiti Rraja për guroren në Borizanë. Bledi Çuçi u zëvendësua nga Taulant Balla.
/albeu.com/