Shisnin mallra kontrabandë dhe pa faturë, zbardhen emrat e bizneseve që e pësuan, si funskiononte skema e mashtrimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar P.p.nr.6759 viti. 2021 për veprën penale të  të parashikuar nga neni 180 i K.Penal.

Ky Procedim penal eshte hetuar ne unitet me P.p.nr.8390 viti 2021  për veprën penale “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” ”Ruajtja dhe depozitim i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178/1,179/1, të K.Penal ku nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, jane kryer veprime te plota hetimore duke perfshire dhe metodat speciale te hetimit duke finalizuar mengjesin e dates 23.11.2021operacionin e koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi I disa shtetasve dhe me pas u moren ne pergjegjesi penale bashke me disa subjekte tregtare qe ofronin sherbimin privat postar, duke zberthyer nje skeme te magazinimit dhe tregetimit te mallrave kontrabande, skeme qe i ka  shkaktuar deme te konsiderueshme financiare shtetit.

Nga hetimet filimisht jane admnistruar informacionet te marra në rrugë operative dhe proceduriale nga ana e policise gjyqsore te Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për disa subjekte qe krijonin dyshime se duke shfrytezuar porositjen ne rruge virtuale dhe te pakotrollueshme nga organet tatimore, dhe me pas duke shfrytezuar menyren e spedicionimit me sherbimin postar privat, tregëtojnë në mënyrë të paligjshme produkte të ndryshme të dyshuara kontrabandë apo produkte për të cilat nuk deklarohet shitje dhe për rrjedhojë nuk i faturohen me kuponë tatimor klientit final. PO keshtu disa prej këtyre subjektëve dyshohet të jenë të pa rregjistruar në organin Tatimore dhe QKB), si dhe nga informacionet e para te marra në rrugë operative dhe konkretisht në informacionin e datës 16.08.2021 me nr.protokolli 12657/1 nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) eshte përcjellë informacioni dhe shqetesimi mbi kontrollin dhe monitorimin e veprimtarisë të disa ofruesve të shërbimeve postare. Nga kontrolli i ushtruar janë konstatuar subjekte tregëtare të cilat ushtrojnë aktivitet informal, nëpërmjet rrjeteve sociale Instagram, Fcb etj. Pikërisht për këto fakte të renditutra më sipër, por edhe nga diktimi aktual për shkak të “Covid 2019” u krijua nje terren shume i favorshem dhe treg i pakotrolluar i tregtise online duke bere qe  shumë subjekte dhe persona fizikë te operojnë online duke abuzuar me mos pagimin e detyrimeve fiskale, dhe duke i shkaktuar keshtu deme te konsiderueshme financave te shtetit.

Për këtë fakt janë bërë kqyrjet e llogarive online në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook me të dhëna kryesisht mbi veshjet(brande dhe firma të ndryshme) dhe produkte të higjenës personale. Këto produkte në disa prej rasteve shiten me çmim më të lartë se produkti origjinal ose në raste të tjera kanë çmim më të ulët duke lënë dyshime të arsyeshme për mënyrën e futjes së këtyre produkteve në treg apo cilësinë dhe origjinalitetin e tyre.

Ne vijim te veprimeve hetimore nga ana e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, bazuar mbi informacione te te njejtes natyre eshte filluar P.p.nr.8390 viti 2021  për veprën penale “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” ”Ruajtja dhe depozitim i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178/1,179/1, të K.Penal procedim I cili eshte derguar per gjykim nga ana e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Ne kuader te P.p.nr.8390 viti 2021 eshtë kryer kontroll ne bashkepunim edhe me inspektoret e tatimeve në subjekte te ndryshme qe operojne ne fushen e dergesave postare ku janë konstatuar pako postare ne sasi te konsiderueshme me vlera të ndryshme dhe pashoqëruar me kupon tatimor të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale

Në këto subjekte janë gjetur sasi malli e konsiderueshme gati per tu derguar tek klientet me mallra te ndryshme te pashoqeruara me asnje dokumentacion doganor apo tatimor dhe dyshohet të jenë mallra të futura kontrabandë në teritorin e Republikes se Shqipërisë. Mbas verifikimit në subjekt dhe dorëzimit të listës së klientëve nga subjekti në sistemin Deepsee dhe  nga kqyrja e QKB është bërë i mundur identifikimi i subjekteve.

Në kategorinë e faqeve të evidentuara gjate procesit hetimor disa prej tyre janë subjekte që shesin mallrat ë shtrenjta duke i cilësuar si brande dhe të dyshuara si subjekte që shmangin regjimin doganor. Pjesa tjetër e subjekteve janë faqe të cilat shesin mallra me çmim më të lire të dyshuar me destinacion hyrës Turqinë dhe disa prej tyre imitacion të markave të njohura sportive kjo e pare dhe me çmimet që ato shfaqin në faqen e tyre.

Ne vijim eshte verifikuar prane  Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ku për të gjithë individët apo shtetasit e poshtëshënuar të kemi një përgjigje nëse kanë kryer ose jo zhdoganime gjatë 3 viteve të fundit dhe pjesa me e madhe e subjekteve te kontrolluara nuk ka kryer procedura doganore importi dhe eksporti për periudhën 01.01.2019-31.12.2021 duke ngritur dyshimin e arsyeshem qe keto subjekte importonin mallra kontrabande dhe me pas i tregtonin nepermjet tregtise se pakotrolluar online dhe perfundonin qe t’i dergonin tek porositesit duke perdorur sherbimet postare private.

Në vijim te hetimeve jane kqyrur perseri pakot e evidentuara te subjekteve te permenduar me siper në subjektet postare të cilat kanë qënë në ruajtje pranë subjekteve përkatëse.

Nga verifikimi në këto subjekte ka rezultuar se në subjektin postar Bipex per subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare per tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gateshme te ketyre subjekteve, gati per tu derguar ne destinacionet perkatese kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte:

  • London Fashion
  • Subjekti King Bro Style
  • Subjekti Pure Parfume
  • Subjekti Klodi Store
  • Subjekti Bli Veshje
  • Subjekti Jaguar

Në subjektin postar Mc.Courrier per subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare per tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gateshme te ketyre subjekteve, gati per tu derguar ne destinacionet perkatese kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte:

  • Subjekti Becool
  • Subjekti Natura Therapy

Në subjektin postar Coex per subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare per tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gateshme te ketyre subjekteve, gati per tu derguara ne destinacionet perkatese kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte

  • Subjekti Zero Absolute
  • Subjekti Garderoba
  • Subjekti Outlet Shoes
  • Subjekti TutoCasa.
  • Subjekti HM Original
  • Subjekti Chic& Posch Uk
  • Subjekti Dars. Al
  • Subjekti Pelinku Store
  • Subjekti Carpet Diem.
  • Subjekti Divino Shoes

Në subjektin postar Adex per subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare per tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gateshme te ketyre subjekteve, gati per tu derguara ne destinacionet perkatese kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte

Graal

Fansi Shop

Emy Shop

LuxModa

Në subjektin postar Intex per subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare per tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gateshme te ketyre subjekteve, gati per tu derguara ne destinacionet perkatese kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte

Suna Sport

Non solo moda

Golden Shoes

Tendenca e modes

Në subjektin postar Ideal Experss per subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare per tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gateshme te ketyre subjekteve, gati per tu derguara ne destinacionet perkatese kanë qënë pa kapon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte

Veshje per femije reisa

Shopping girls

Anais

Original brands albania

EOX store

Me procesverbal kqyrje nga ana jonë është bërë kqyrje e faqeve të subjekteve online në faqen e Instagramit dhe te rrjeteve te tjera sociale si dhe jane perdorur teknika te tjera hetimore duke arritur identifikimin e personave qe posedonin keto faqe online dhe qe tregtonin mallrat e dyshuara kontrabande.

Për të gjitha subjektet për të cilat është bërë evidentimi nga ana jonë është bërë evidentimi i tyre në sistemet e Deepsee, Tims dhe QKB për ato subjekte që kanë pasur dhe janë përshkruar të detajuara në faqen në vijim.

Ndaj shtetasve të identifikuar nga ana jonë nëpërmjet kqyrje marrjes së emrave të subjekteve të dorëzuara nga vetë subjekti, kërkimi në sistemet e Policisë u bë i mundur identifikimi i disa prej shtetasve.

Për pjesën tjetër të cilët nuk kanë arritur të identifikohen dhe për faqet e tjera që operojnë online do kryhen veprime te metjshme hetimore me qëllim identifikimin e subjekteve dhe vendodhjen e magazinave të tyre.

Sa me lart rezulton qe ekziston dyshimi I arsyeshem I bazuar ne prova qe subjekte te ndryshme, duke perdorur rrjetet sociale reklamojne mallra te cilat fillimisht futen teresisht ose pjeserisht kontrabande ne territorin e Republikes se Shqiperise duke shmangur keshtu pagimin e detyrimeve doganore dhe me pas I tregtojne duke I derguar ne destinacionet e porositesve nepermjet sherbimeve postare pa I pajisur me faturat apo kuponat fiskale duke shmangur keshtu detyrimet tatimore dhe shkaktuar rrjedhimisht nje dem ekonomik shume te madh shtetit si edhe duke deformuar konkurencen dhe tregtine e ndershme.

Mekanizmi I kesaj veprimtarie kriminale ne fushen e doganave dhe tatimeve kryhet nepermjet operimit me faqe reklamimi dhe tregtimi online dhe dorezimi me ane te sherbimeve postare private, veprime keto qe e bejne pothuajse te pamundur gjurmimin dhe kontrollin tatimor pasi keto subjekte nuk kane nje adrese fikse fizike ushtrimi te aktivitetit qe do te bente te mundur mbajtjen nen kontroll tatimor te veprimtarise se tyre ekonomike.

Kjo veprimtari ekonomike ne kundershtim me ligjin aktualisht duke perfituar edhe nga situata e imponuar Covid 19 e cila me karantinimin e detyruar te popullsise ka bere qe si fenomen te marre permasa te gjera duke zevendesuar ne nje shkalle shume te madhe tregtine fikse ne njesi sherbimi dhe duke bere keshtu qe buxheti I shtetit per pesoje humbje te konsiderueshme nga mospagimi si I detyrimeve doganore ashtu edhe I detyrimeve tatimore.

Nje veprimtari e tille kriminale kryhet se pari ne kurriz dhe me nje dem shume te madh ekonomik financave shtererore, se dyti deformon konkurrencen e ndershme me subjekte tregtare te cilat importojne dhe tregtojne mallra duke respektuar legjislacionin doganor dhe tatimor ne fuqi dhe se treti ne dem te vete konsumatoreve pasi mallrat e tregtuara duke qene kontrabande nuk jane te certifikuara per origjinalitetin cilesor te tyre.

Pra ne kete rast, nga gjithe veprimtaria hetimore rezultoi qe keto subjekte realizojne nje perfitim ekonomik ne menyere te kundraligjshme, duke nje veprimtari me rrezikshmeri per vete maredheniet juridike qe thyen, duke kryer veprime ne shperfillje totale te rregullave te vendosura nga legjislacioni tatimor dhe ai doganor, duke thyer rregullat e konkurences se ndershme te subjekteve te cilat realisht respektojne cdo detyrim fiskal  dhe ne fund duke mashtruar edhe vete konsumatorin me shitjen e produkteve te pacertifikuar per origjinen dhe cilesine.

Per gjithe kete arsyetim eshte detyre e Prokurorise ushtrimi I ndjekjes penale dhe nderprerja e kesaj veprimtarie te paligjshme duke vene para pergjegjesise penale autoret dhe duke dhene mesazhin e parandalimit te kryerjes se nje veprimtarie te tille ne kohen e metejshme

Pra keto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotesojne teresisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181.

Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Proçedurës Penale u krye regjistrimi i emrit të personit që I atribuohet vepra penale e “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181.

  1. A H administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion
  2. E I administratore tek subjekti Pure Parfume
  3. K V administrator i subjektit Klodi Store
  4. E K administrator i faqes King Bro Style
  5. J Q administrator i faqes Bli Veshje
  6. A S administrator i faqes online Jaguar kids
  7. P Rr administratore e faqes Gral
  8. E K administratore e faqes Fansi Shop
  9. E Xh adminsitratore e faqes EMY SHOP
  10. E R administratore e faqes Luxmoda
  11. M B administrator i faqes online Zero Absolute
  12. A D administratore e faqes Garderoba ime
  13. G Ll administrator i faqes Outlet Shoes
  14. I D administrator i faqes Tutto casa.al
  15. M G administratore e faqes HM Original Fashion
  16. J K administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk
  17. S R administratore e faqes online Dars.Al
  18. Sh P administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku
  19. B B administrator i faqes Carpet Diem
  20. R Gj adminsitratore e faqes Divino Shoes
  21. E Ç administrator i faqes online BeCool
  22. E Z S administratore e faqes online Natura Vita Health

Ndaj ketyre shtetasve u kerkua  Caktimi i masave te sigurise ‘’arrest ne burg’’

Nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane u pranua kerkesa e Prokurorit per caktimin e masave te sigurimit arrest ne burg ndaj ketyre shtetasve.

Ne bashkepunim me Seksionin e Luftes Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane  po vijohet me ekzekutimin e Udherit te Ekzektimit te arrestit te nxjerre nga Prokurori Bledar Valikaj

Ne vijim ne bashkepunim me  Seksionin e Luftes Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane do kryhen veprime te tjera per te dokumentuar veprimtarine kriminale te ketyre shtetasve, si dhe per te dokumentuar dhe evidentuar edhe subjektet te tjera qe kryejne veprimtari te tille duke i shkaktuar deme te konsiderueshme financave te shtetit me qellim goditjen e gjithe kesaj veprimtarie te paligjshme ne kurriz te shtetit, qytetareve por edhe ne dem te konkurences se ndershme.

 


Shtuar 11.04.2022 13:11