Për herë të parë pas ndarjes, Al Pacino “kapet mat” me 28-vjeçaren (FOTO LAJM)

Al Pacino u pa duke dalë nga një restorant në Kaliforni së bashku me producenten 28-vjeçare Noor Alfallah.

Pas një vakti italian, aktori i Scarface, 81 vjeç, dhe producentja televizive, e cila ka qenë e lidhur më parë me Clint Eastwood dhe Mick Jagger, u larguan nga restoranti në të njëjtën makinë.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar nga vetë ata, mediat e huaja raportojnë se mes legjendës së kinemasë dhe producentes së re ka shumë gjasa të ketë një romancë.

Pavarësisht diferencës së moshës, dyshja dukeshin mirë bashkë, ku (thua koincidence?) ishin kombinuar të dy në rroba të zeza.

Kjo është hera e parë që fituesi i çmimit Oscar, i cili u nda nga ish e dashura e tij Meital Dohan në vitin 2020 me të cilën po ashtu kishte rreth 40 vite diferencë, shfaqet në fotografi në mënyrë romantike me Alfallah.