Shkaktoi aksident masiv teksa ndiqej nga policia, 6 vite burg për të riun nga Elbasani

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 6 vite burg Aldrian Shehun i cili dy vite me parë shkaktoi një aksident masiv 2 vite më parë.

Prokurori Ritvan Sukaj kishte kërkuar një dënim me 30 vite burg. Gjykata riklasifikoi njërën nga veprat atë të vrashes së punonjësit të policisë duke e klasifikuar si kanosje.

Aldrion Shehu duke drejtuar një makinë tip “Passat” kaloi tre postblloqe që nga Pogradeci në Elbasan duke e detyruar policinë që të ndërhyjë forcërisht për ndalimin e tij. Në këtë mënyrë, forcat e rendit i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë për çarjen e gomave të makinës së Aldrion Shehut duke bërë që ai të kalojë në anën tjetër të rrugës, gjë e cila solli edhe përplasjen me mjete të tjera. Nga aksidenti masiv u plagosën 5 persona të pafajshëm, mes tyre dhe 1 polic.

Policia i bëri shenjë të ndalonte por Shehu shtoi shpejtësinë ndaj u vendos në ndjekje të tij për disa kilometra. Policia kishte dyshime se Shehu mund të ketë patur lëndë narkotike në makinë.