Shikoni si i motivoi shokët Ibra para sfidës ndaj Juventusit (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic e bn Milanin të ndihet më i sigurtë, më i fortë por sidomos gati!

Natyrisht që mosha bën të vetën dhe suedezi që po shkon 40 vjeç nuk mund të japë kontributin e tij në presing dhe duke ndjekur kundërshtarin, por kuqezinjtë tashmë e dinë këtë dhe janë mësuar…

Megjithatë, motivimi që jep Ibra te skuadra është thelbësor dhe ka qenë thelbësor që ditën kur vuri këmbën në Milanello i kthyer nga eksperienca në Amerikë dhe MLS, te Los Angeles Galaxy!

Në fakt, Zlatan dje u dëmtua dhe nuk dihet nëse do të luajë ndeshjet e mbetura, por fakt është që veç trajnerit Pioli, meritë sidomos ka edhe ai në suksesin ndaj Juventusit dhe një pjesë shkon te ky diskutim emocional që bëri përpara ndeshjes dhe që ESPN ka postuar….

Këtë e konfirmon edhe deklarata e Bennacer pas ndeshjes që tha se “asgjë nuk është arritur, por një paraqitje të tillë ia kishim borxh tifozëve, duke qenë se mënyra se si na kanë mbështetur përpara ndeshjes ishte diçka që na mbushi me motivim.

Zlatan dhe Kjaer janë liderët e skuadrës dhe ata më me eksperiencë. Në fakt, nëse Zlatan të thotë që duhet të japësh jetën në fushë, t’i duhet të japësh 200% dhe do ta bësh”.

Pra, siç duket, diskutimi i bërë nga Ibra ishte pikërisht ky i nënvizuar nga algjeriani!


Shtuar 10.05.2021 22:48