Shembet ura në Pitsburg, bien poshtë disa makina, raportohet për të lënduar (FOTO LAJM)

Një urë e mbuluar me borë në Pittsburgh u shemb të premten në mëngjes, vetëm disa orë përpara se presidenti Joe Biden të pritej të vizitonte qytetin në një udhëtim të planifikuar më parë për të diskutuar mbi infrastrukturën.

Pas shembjes së urës nuk është raportuar për viktima. Shefi i Zjarrfikëses tha se janë lënduar lehtë 10 persona, 3 prej të cilëve janë transportuar në spital.

Gjithashtu mësohet se 4 automjete ishin në urë kur ajo ra.

Ekipet janë ende duke kryer kërkime për të siguruar që askush nuk ka mbetur nën urë kur ajo u shemb, ndërsa po kryehen dhe hetime për të zbuluar shkakun.

të mos ishte nën urë kur ajo u shemb, tha ai.

Shefi i zjarrfikëses tha se asnjëherë nuk kishte patur ndonjë ankesë për atë urë dhe vazhdimisht ishte kontrolluar./albeu.com


Shtuar 28.01.2022 17:40

Tags: ,