Sot përcaktohet e ardhmja e Muriqit

Sot pritet të përcaktohet e ardhmja e Vedat Muriqit. Agjenti i tij, drejtuesit e Lazios dhe Majorkës janë duke punuar drejt një marrëveshjeje.

Dëshira e futbollistit ka qenë rikthimi te Fenerbahce, por turqit nuk kanë treguar interes të madh për të.

Lazio është shumë e interesuar sot të kompletojë largimin e kosovarit, për t’i hapur rrugë negociatave për zëvëndësimin e tij.

Një milion euro për huazim, dhe 12 milionë euro për blerjen e kartonit të lojtarit, janë shifrat që po negociohen mes dy skuadrave.

Në rast se Muriqi kompletohet transferimin te Majorka, Lazio do të hidhet në sulm për Miranchuk, rusin që nuk po gjen vend te Atalanta.


Shtuar 28.01.2022 17:40

Tags: