Shefi i OKB-së: Debati rreth konfliktit të mundshëm bërthamor është “krejt i papranueshëm”

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres e filloi seancën duke thënë: “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk tregon asnjë shenjë të heqjes dorë”.

Ai tha se debatet rreth konfliktit të mundshëm bërthamor janë “krejtësisht të papranueshme”, duke shtuar se ai është i shqetësuar për referendumet e planifikuara në pjesët e okupuara të Ukrainës.

Guterres vazhdon duke thënë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia mbetet një shkak për shqetësim të madh.

Megjithatë, ai mirëpriti lirimin e 300 të burgosurve në një shkëmbim midis Rusisë dhe Ukrainës brenda natës./albeu.com


Shtuar 22.09.2022 16:34