Brazil-Portugali në vitin 2007, CR7 dhe Quaresma i bëjnë spektakël 5 herë kampionëve (VIDEO)

Ishte viti 2007, ku Brazili dhe Portugalia relizojnë një ndeshje miqësore e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të portugezëve.

Përveç rezultatit dhe faktit që ishte një miqësore, ndeshja kishte shumë emocione dhe spektakël, ku edhe “Fly Emirates” ishte i mbushur plotë.

Ajo që ka mbetur në memorie sot e kësaj dite nga kjo sfidë, është loja që Cristiano Ronaldo dhe Ricardo Quaresma kanë bërë.

Gjatë kësaj ndeshje, dy sulmuesit e kombëtares portugeze kanë dhuruar shoë në fushë, duke bërë që të gjithë lojtarët e Brazilit të dukeshin si të dehur. Nga një krah Cristiano dhe në anën tjetër Quaresma, të dy së bashku që bënë një stadium të tërë të mahniteshin nga magjia e tyre./ h.ll/ablbeu.com


Shtuar 22.09.2022 16:33