“S’është gjë Forex para këtyre”, Berisha: Armant Josifi ortak me Olsi Ramën

Në fjalën e tij në Kuvend kreu i PD Sali Berisha foli edhe në lidhje me Armant Josifin, person i shpallur në kërkim në Spanjë dhe ish këshilltar i ministres Olta Xhccka. Ai tha se Josifi është ortak me vëllanë e kryeministrit, Olsi Ramën.

“Të ndalemi te Amant Josifi, e dini që në kompaninë Pegaso ai është ortak me dokumente me Olsi Ramën. E dini, këtë punë e dinë të gjithë. Amanti Josifi këshilltar i Olta Xhaçkës , për shuma përrallore me Bitcoin, s’është gjë Forex, 2.2 mld dhe rezultati ikën Gledis Nano, nuk lejohet ish shefi i SHIK të marrë detyrën se më spiunon. Rezultati, SPAK i partisë nuk heton.

Vjedhja është evidente sipërmarrja është e Ramës, Agaçit, Ahmetaj e Veliajt. Implikimi i Olsi Ramës me Armand Josifin është ortakëri, implikimi me Xhackën është ortakëri. Pse dilni nga afera në aferë, e kuptoni çfarë vështirësie është të rrimë në këtë Kuvend me ju?”, tha Berisha.


Shtuar 21.12.2022 22:34