Sali Berisha nuk njeh vendimin e Bashës dhe paralajmëron lëvizje të mëdha: Hyj kur të dua në selinë blu!

Sali Berisha nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashën për t’a përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. Berisha ka deklaruar në përfundim të seancës së parë plenare, se nuk e njeh  vendimin e tij dhe se mund të hyjë kur të dojë brenda selisë së PD.

“Vendimi dhe kompromisi Basha-Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore të pazareve prapa shpine. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD. Do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën dhe legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin dhe drogën. Grupi ishte në krahun e vet, as është pyetur fare…”- tha Berisha duke paralajmëruar lëvizje të mëdha brenda PD.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Jam i vendosur për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve dhe publikut. Për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen dhe trillimin për eleminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti, do t’jua lë historianëve.; Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë.

Partia Demokratike është parti e të drejtave njerëzore, parti e interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptarë me vendosmëri do të dinë të vendosin PD në piedestal.

Do të marr çdo nismë ligjore dhe statutore për rikthimin e PD në piedestal. Siç e shihni jashtë, jam anëtar i grupit të PD. Vendimi dhe kompromisi Basha-Rama ështëe nul, nuk ka mbështetje ligjore të pazareve prapa shpine. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD. Do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën dhe legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin dhe drogën. Grupi ishte në krahun e vet, as është pyetur fare.  /albeu.com/