Rusia nuk tërhiqet: Do vazhdojmë të zhvillojmë armë bërthamore

Ministri rus i Mbrojtjes tha se vendi i tij do të vazhdojë të zhvillojë treshen e tij bërthamore të raketave balistike, nëndetëseve dhe bombarduesve strategjikë, sepse armë të tilla janë garancia kryesore e sovranitetit të Rusisë.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë treshen bërthamore dhe të ruajmë gatishmërinë e saj luftarake pasi mburoja bërthamore ka qenë dhe mbetet garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë”, tha Sergei Shoigu.

“Ne gjithashtu do të rrisim aftësitë luftarake të forcave të hapësirës ajrore – si në aspektin e punës së gjuajtësve dhe bombarduesve në zonat ku funksionojnë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të mjeteve ajrore pa pilot”, shtoi ai.


Shtuar 10.01.2023 11:37