Rusia me shifra të frikshme, sot 697 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi kanë humbur jetën nga COVID-19, 697 persona, sipas të dhënave nga qendra kombëtare e operacioneve anti-koronavirus.

Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë dhe dita e pestë që vdekjet vetëm rriten.

Gjithashtu, në 24 orë janë regjistruar 24,439 raste të reja.

Sipas të dhënave zyrtare, 5,585,799 raste janë regjistruar në Rusi, që nga fillimi i epidemisë./albeu.com

Shtuar 3.07.2021 12:38