Operacioni “Blloku”, arrestohet një tjetër person për shitje droge në Tiranë

Në vijim të operacionit policor të koduar “Blloku” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. D dhe u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë, sherbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, kanë vijuar me kontrolle më të imëtësishëm të banesës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se sot në kuadër të operacionit “Blloku” dhe operacionit “Fati i Lojës 2” janë arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale/albeu.com


Shtuar 3.07.2021 12:41