RTP Sports: Messi do ta fitojë “Topin e Artë”, video ku ai flet si fitues është regjistruar

Lionel Messi është konfirmuar si fituesi i “Topit të Artë” të vitit 2021, dhe ai është tashmë e di.

RTP Sports shkruan se Messi do të marrë “Topin e Artë” të famshëm në ceremoninë e sivjetme në Paris më 29 nëntor – që do të jetë çmimi i shtatë për argjentinasin.

34-vjeçari ka bërë intervistën e zakonshme për revistën “France Football” si fitues duke mposhtur Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowskin dhe Jorghinhon si rival për çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror.

Topi i Artë i fundit e çon Messin me dy trofe përpara Ronaldos që ka pesë, ndërsa pas tyre është me katër Michel Platinit. Johan Cruyff dhe Marco van Basten e kanë fituar çmimin nga tre herë secili.

Argjentinasi nuk kishte sezon me trofe me Barcelonën, por arriti të fitojë Copa America me Argjentinën.

Ai ishte golashënuesi më i mirë në La Liga sezonin e kaluar me 30 gola, para se të kalonte gjatë verës te PSG.


Shtuar 5.11.2021 22:54