Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 17 humbje jetësh nga koronavirusi.

Ndërkohë që bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar 123 raste të reja nga 2 598 testime të kryera.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se betejën me Covid gjatë orëve të fundit e kanë fituar 3803 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.494 raste me Covid, prej të cilëve 143.069 janë shëruar, kurse 5.168 kanë ndërruar jetë.


Shtuar 13.05.2021 15:34