Nuk lanë gjë pa thënë për njëra-tjetrën, Jasmina tregon pse u pajtua me Sarën

Pëlqimi për Andin bëri që dy shoqet, Jasmina dhe Sara të ziheshin në “Përputhen”. Mes tyre nuk munguan as ofendimet, por pak kohë më vonë vajzat u pajtuan e të gjithë u habitën kur i panë bashkë.

Për këtë arsye një ndjekës e pyet Jasminën: “Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zenë, nuk flisje, tani bashkë në foto”.

“A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam. Sa jam e papjekur aq jam edhe e llogjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, llogjika sjell zgjidhje. Unë ja gjeta anën edhe Sarës, më falni që “ju preva në besë”, përgjigjet Jasmina.

Shtuar 13.05.2021 03:05