Rriten rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 108 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078. Në total numri i rasteve aktive është 637.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës. Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 4.01.2022 15:25