Vedat Muriqi ka shënuar për Fenerbahçen në përballjen me Shakhtar Donetskun, duke i kaluar turqit në avantazh.
Futbollisti nga Prizreni e nisi ndeshjen si titullar dhe realizoi në pjesën e parë, por goli u anulua pasi topi i kishte prekur dorën.
Të lidhura
None found
Muriqi vazhdoi të kërkonte golin dhe e gjeti rrugën drejt rrjetës pas 56 minutash lojë.
Pas goditjes së Mason Greenwood, ai u pozicionua mirë dhe dërgoi topin në portë në minutën e 56-të.
Pas këtij goli, Fenerbahçe kryeson ndaj gjigantit ukrainas.





