Rrëzohet avioni në Austri, humbasin 4 persona

Katër persona humbën jetën kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në mesditë pranë Gruenau im Almthal në Austrinë e Epërme, tha policia.

Autoritetet lokale kishin nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi pasi mbeturinat u pikasën në një zonë malore të mbuluar me borë.

Katër viktimat ende nuk janë identifikuar.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA duke cituar uebsajtin e specializuar të monitorimit të trafikut ajror Aviation Safety Network, avioni i rrëzuar mund të jetë një Rockwell Commander 112B me një motor, i cili u ngrit nga Pribram, Republika Çeke, me destinacion Medulin, Kroaci.

 


Shtuar 25.11.2023 20:14