Rrëshqitje masive dheu në Japoni, raportohen 20 të zhdukur (VIDEO)

20 njerëz janë zhdukur në Japoninë qendrore, pas një një rrëshqitje masive dheu në qytetin Atami që u shkakua nga shirat e rrëmbyeshëm.

Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se deri më tani janë gjetur trupat e dy viktimave, në rrethin e portit.

Kryeministri Yoshihide Suga ka ngritur një task forcë për t’iu përgjigjur katastrofës dhe emergjencës më të madhe ndonjëherë, të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në vijën bregdetare të Paqësorit.

Videot në mediat sociale tregojnë një lumë baltë të zezë që binte nga një majë mali dhe përmes qytetit.

Gjithashtu, edhe dëmet materiale kanë qenë të mëdha, duke shkatërruar e fundosur shumë shtëpi./albeu.com

 

Shtuar 3.07.2021 11:30